Shëndetësi

Një filxhan kafe ndihmon në humbjen e peshës

Pirja e kafesë mund të aktivizojë sistemin mbrojtës kundër yndyrnave të trupit, një zbulim ky që mund të ketë pasoja të mundshme në luftën kundër obezitetit dhe diabetit, transmeton TCH.

Në një studim të publikuar ditë më parë, kërkuesit e universitetit të Notingamit, thanë se kafeja mund të ndihmojë në stimulimin e rezervave të yndyrnave kafe, të njohura ndryshe edhe si “brown adipose tissue”, që luan një rol kyç në shpejtësinë me të cilën djegim kaloritë tona.

Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë. Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave.

Nivelet e yndyrnave kafe janë të larta tek fëmijët, por kohët e fundit është zbuluar prania e tyre tek të rriturit ç’ka edhe ka kthyer shpresën për përdorimin e tyre si objektiva për të trajtuar obezitetin.

Shkencëtarët nisën të testonin kafenë për të parë nëse ajo mund të stimulonte yndyrnat kafe. Pasi gjetën dozën e saktë, ata panë rezultatet tek njerëzit. Studimi është ende të fazat e hershme të tij, sidoqoftë, është në rrugë të mbarë. Pirja e një filxhani kafeje ndihmon në në humbjen e peshës, transmeton TCH.