Muzikë

Një festival i përmasave të mëdha për kulturën shqiptare në Waterbury

Fundjavën që shkoi komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut, ka zhvilluar një festival për kulturën shqiptare. Ky festival është njëkohësisht edhe panairi më i madh i kulinarisë tradicionale shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre 17 vjetëve pjesë e këtij manifestimi kulturor shqiptar kanë qenë më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.

Eventi i përvitshëm përfshin aktivitete kulturore, muzikë dhe kuzhinë shqiptare. Përmes këtij aktiviteti, komuniteti shqiptar prezanton kulturën, muzikën, traditat dhe ushqimet autentike shqiptare në komunitetin amerikan të Greater Waterbury, SHBA. /Albinfo.ch