Lifestyle
Një festival i madh shqiptar Open Air në Cyrih: “alba Festival”
"Nuk është fare e vërtetë se këtu do të lejohen vetëm vizitorët me pasaportë të Kosovës ose të Shqipërisë. Natyrisht, janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë interesim për këtë muzikë dhe këtë kulturë ose që duan ta njohin atë”
Areali Hardturm të Cyrihut, më 29 dhe 30 qershor pritet të bëhet arenë e muzikës shqiptare dhe të bëjë bashkë mbi 25.000 vizitorë. “alba Festival” quhet ky organizim i madh nën qiell të hapur ndërsa në mesin e organizatorëve është edhe influencuesja nga Cyrihu, Mimoza Lekaj.
Ky festival do të pasurojë skenën verore të festivaleve “Open Air” të Cyrihut këtë vit.
Siç citojnë 20minuten.ch dhe blick.ch, Lekaj thotë se në këtë festival do të marrin pjesë më shumë se 16 emra të mëdhenj, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nga Kosova dhe nga Shqipëria, transmeton albinfo.ch. Mes tyre do të jenë Ledri Vula, Kida, Dhutrata Dora etj. Por organizatorët thonë se do të ketë edhe një befasi, që dmth. lihet hapur mundësia që në festival të marrë pjesë edhe ndonjë yll i njohur nga skena e muzikës botërore.
Ky festival synon të jetë një pikëtakimi unik për një miks të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor, thotë Adem Morina, producent i festivalit. Ai thotë se dëshira e organizatotrëve është që të gjithë vizitorëve të festivalit t`u ofrohet kulturë me përmbajtje të pasur dhe që t`i afrojë traditat e ndryshme njërën pranë tjetrës.
Gjatë dy ditëve priten më shumë se 25.000 fansa të muzikës, nga Zvicra dhe Evropa.
Ai po ashtu ka siguruar se nuk ka arsye që të tjerët të shqetësohen lidhur me festivalin shqiptar, përcjell albinfo.ch. “Sikur çdo festival tjetër, edhe ne natyrisht, kemi një koncept të planifikuar mirë të sigurisë. Kështu, si shembull, kufiri i moshës për vizitorët është mosha 18 vjeçare. Ndërsa probleme të veçanta që do të kishin të bënin vetëm me faktin se kemi të bëjmë me një festival shqiptar-kosovar, nuk presim”.
Po ashtu, nuk është fare e vërtetë se këtu do të lejohen vetëm vizitorët me pasaportë të Kosovës ose të Shqipërisë, thotë Mimoza Lekaj, transmeton albinfo.ch. “Natyrisht, janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë interesim për këtë muzikë dhe këtë kulturë ose që duan ta njohin atë”. Veç muzikës, në këtë fesival do të ketë stenda me ushqime nga Ballkani si dhe do të vendosen disa “Shisha-bare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025 Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
Jeta në Zvicër
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor Pas Këshillit të Shteteve, Këshilli Kombëtar ka miratuar gjithashtu një propozim për rritjen e bashkëpagesës minimale...
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Trafiku i kushton publikut miliarda