Kosova
Një festë magjepsëse për Ditën Kombëtare të Zvicrës në Kosovë
Jürg Sprecher iu drejtua qindra të ftuarve dhe partnerëve në pritjen për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës.
Dita Kombëtare e Zvicrës u festua edhe në Kosovë me pritje solemne nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shkruan albinfo.ch.
Jürg Sprecher iu drejtua qindra të ftuarve dhe partnerëve në pritjen për të shënuar Ditën Kombëtare të Zvicrës.
Në festën e sivjetme të Ditës Kombëtare të Zvicrës, pati përfaqësues nga komuniteti diplomatik zviceran, nga qeveria e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me stafin e tij qeveritar, si dhe nga shoqëria civile dhe media.
Në fjalimin e tij, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, falenderoi të gjithë të pranishimit që ndanë kohë për të festuar së bashku “Ditën Kombëtare të Zvicrës” në 733 vjetorin e pavarësisë.
Ambasadori theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës për vite me radhë.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në këtë event feste kushtuar shtetit të Zvicrës, teksa e quajti një aleat kyç shtetin e Zvicrës, fjalën e tij kryeministri Kurti e filloi duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës përgjatë viteve e miqësinë mes shteteve tona, si dhe theksoi veçanërisht strehimin e refugjatëve atje gjatë luftës së fundit dhe gjenocidit ndaj vendit tonë.
“Me kalimin e kohës, lidhjet tona janë intensifikuar dhe janë zgjeruar. Ne kemi bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe jemi mirënjohës për vendosjen e misionit Swisscoy, e cila ka rritur sigurinë e vendit tonë. Agjencia Zvicerane për Zhvillim ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, ndër shumë bashkëpunime të tjera.” u shpreh kryeministri.
Më tej, ai përmendi dhe mbajtjen e takimit të parë të grupeve parlamentare të miqësisë Kosovë-Zvicër si dhe vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti Këshillit të Evropës, por edhe shkëmbimet tregtare dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në EFTA dhe rritjen e eksporteve me Zvicrën me rreth 26% në pesë vitet e fundit.
“Kryeministri rikujtoi dhe vizitat e shpeshta dhe ato të fundit drejt Zvicrës, të cilat kanë shërbyer jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve mes shteteve, por edhe rritjes së kontakteve me diasporën tonë atje, e cila po luan një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në investime drejt vendit tonë si dhe në jetën shoqërore në Zvicër, përfshirë atë politike ku zvicerani i parë me origjinë shqiptare Islam Alijaj u zgjedh dhe si pjesë e Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim