Lajme
“Një fëmijë”: Një histori e fuqishme shqiptare në “Bern Film Club Festival”
Filmi “Një fëmijë” ka fituar edhe çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “Dokufest”
Filmi shqiptar “Një fëmijë” do të ketë premierën e tij në “Bern Film Club Festival”të dielën, duke ofruar një vepër që prek zemrën dhe provokon mendjen. Me një tematikë të ndjeshme, filmi ndjek një histori familjare të thellë dhe të fuqishme, ku dashuria dhe ëndrrat për prindërim përballen me sfida të papritura.
Përmes kësaj narrative, regjisori Bekim Guri prek çështje të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, duke përshkruar me ndjeshmëri dhe vërtetësi përpjekjet e një çifti për të ndërtuar një familje në mes të paragjykimeve dhe pritshmërive tradicionale.
Filmi “Një fëmijë” ka fituar edhe çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “Dokufest”.
Me një përkushtim të veçantë për të sjellë në ekran tematika tabu, Bekim Guri e ka kthyer “Një fëmijë” në një thirrje për reflektim mbi barrierat sociale që çiftet përjetojnë në momente të vështira. Filmi ka arritur tashmë sukses në festivale si Dokufest, dhe pritet të ngjallë diskutime të rëndësishme edhe në Bernë.
Ky produksion është dëshmi e një zëri të veçantë dhe sfidues në kinematografinë shqiptare, duke na kujtuar se artet kanë fuqinë të ndryshojnë perceptime dhe të inkurajojnë empati të thellë për jetët e të tjerëve.
Disa fjalë për autorin:
Bekim Guri përfundoi studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitin 2006 dhe punoi në projekte të ndryshme filmike si regjisor, autor dhe aktor. Filmat e tij udhëtuan nëpër botë në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit si: Go Short – Dresden, Queens World Film Festival dhe gjithashtu në Festivalin e Filmit në Berlinale si aktor dhe bashkëpunëtor drejtor i kastingut. Filmat e tij shpesh lidhen me një tabu, të cilën ai e provokon me sukses përmes pyetjeve të normave apo mirëkuptimeve shoqërore.
Aktualisht është në fazën e montazhi filmit të parë të gjatë “Last Exit”, me temën mbi emigracionin dhe të zhdukurit. Ky film është xhiruar në Kosovë, Bazel dhe Gjenevë.
Linkun i programit artistik dhe blerjen e biletave: Bern Film Club Festival in Bern | Film festivals
Luljeta Ademi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre