Bota
Një fëmijë dhe një 50-vjeçare vdesin nga Ebola
Një grua në moshë të 50-ave ka vdekur si pasojë e infektimit me virusin Ebola.
Sipas BBC, ajo kishte vdekur pas kthimit të saj nga Republika e Kongos.
Vetëm një ditë më pas nipi i saj pesëvjeçar kishte vdekur gjithashtu, edhe ky nga i njëjti virus.
Sipas BBC-së, këto janë dy rastet e para të raportuara në vend që nga përhapja e virusit nga Republika Demokratike e Kongos, ku afërsisht 1,400 njerëz kanë vdekur.
Gjithashtu tre pacientë të tjerë të dyshuar se janë të infektuar me Ebola raportohet se kanë ikur nga një qendër izolimi.
Përhapjen e virusit Ebola, kreu i një bamirësie të madhe mjekësore e ka “me të vërtetë të frikshme”.
Sipas Jeremy Farrar, drejtor i Wellcome Trust, kjo epidemi është më e keqja që nga viti 2013 dhe nuk ka treguar “asnjë shenjë ndalimi”. Ai tha se përhapja ishte “tragjike, por fatkeqësisht nuk ishte befasuese”.
Ai paralajmëroi se priten më shumë raste dhe duhet një mobilizim i plotë kombëtar dhe ndërkombëtar për të mbrojtur jetët e njerëzve, përcjell Albinfo.ch.
Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë nëse përhapja e virusit duhet të konsiderohet si një emergjencë e shëndetit publik.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













