Shkurt.ch

Një e re vdes nga pasojat e motit të ligë

Ajo ishte goditur nga pjesët e një tende të cilat i kishte ngritur era e fortë që po frynte dhe kishte marrë plagë të rënda

Në Frauenfeld ka vdekur një e re 24 vjeçare si pasojë e motit të ligë. Në të vërtetë ajo ishte duke punuar si ndihmëse vullnetare në pastrimin e terrenit ku ishte mbajtur koncert i madh Open-Air Frauenfeld.

Me këtë rast ajo ishte goditur nga pjesët e një tende të cilat i kishte ngritur era e fortë që po frynte dhe kishte marrë plagë të rënda. Lëndime të rënda kishte marrë edhe një i ri tjetër, i cili, sipas njoftimit tëpolicisë vazhdon të trajtohet në spital.

Të martën pasite në pjesë të Zvicrës lindore kishte shpërthyer një mot i ligë me shi, breshër dhe shtrëngatë që kishte shkaktuar dëme materiale, duke rrëzuar drunj dhe duke bllokuar edhe kanalizimet e ujërave të bardha.