Kosova
Një ditë para përfundimit të afatit, tri koalicione parazgjedhore zyrtarizohen në KQZ
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri sot janë zyrtarizuar tri koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Sipas njoftimit, partitë që kanë formuar koalicione parazgjedhore janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30.
Një koalicion tjetër është formuar mes Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativës Balli, si dhe partive Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, transmeton albinfo.ch.
Nesër është dita kur përfundon periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve parazgjedhore.
Në mbledhjen e 46-të, KQZ-ja ka marrë vendim për miratim të listës së qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhje.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut