Lajme
Një dekadë partneritet, mirënjohje për platformën Albinfo.ch nga “Benedict Schule”
Benedict ka ndarë një mirënjohje speciale për platformën mediale Albinfo.ch, “duke vlerësuar bashkëpunimin shumëvjeçar, korrektësinë dhe kontributin e saj”
Shkolla e njohur profesionale “Benedict Schule” në Cyrih bën pjesë prej vitesh në mesin e partnerëve më seriozë e të qëndrueshëm afaristë të platformës mediale Albinfo.ch online&print.
Benedict është një institucion që ka krijuar një emër të respektuar në Zvicër, falë punës me nivel profesional të treguar ndër vite. Shkollat “Benedict Schule” vepron në Cyrih, Bernë, Lucern dhe St. Gallen.
Së fundi, Benedict ka ndarë një mirënjohje speciale për platformën mediale Albinfo.ch, “duke vlerësuar bashkëpunimin shumëvjeçar, korrektësinë dhe kontributin e saj”, siç thuhet në njoftim.
Mirënjohjen e ka pranuar drejtori i platformës mediale albinfo.ch, z. Sevdail Tahiri, nga Heinrich Meister, CEO dhe President i shkollës “Benedict Schule”.
Meister është shprehur i lumtur për këtë bashkëpunim prej një dekade me platformën mediale Albinfo.ch.
Për këtë bashkëpunim afatgjatë ndërmjet Albinfo.ch dhe kësaj shkolle, rol të veçantë ka luajtur edhe Arsen Shoshi, drejtor për Investime në Benedict Education Group.
Arseni, në pozitën e drejtorit për investime dhe të anëtarit të Bordit “Benedict Education Group”, ka thënë që platforma mediale Albinfo.ch ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e informimit të komunitetin tonë në Zvicër, si dhe ka kontribuar në informimin edhe te shumë studentë kosovarë që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.
Benedict Schule sot bën pjesë shumë aktive në sektorin e shkollimit profesional në Zvicër. Por ku e ka zanafillën kjo shkollë?
Në vitin 1928, gjuhëtari dhe ish-profesori në Universitetin e Kalifornisë, Jugore Gaston Bénédict-Schweizer, hapi shkollën e parë profesionale të gjuhëve, në Lozanë, që e quajti me emrin e tij.
Në 1975 u themelua Bénédict Schule në Cyrih. Në vitin 1996, shkolla u zgjerua për të përfshirë shkencat kompjuterike. Në vitin 2004, në kuadrin e shkollës u themelua Departamenti i Mjekësisë dhe Shëndetësisë.
Në drejtimin komercial, shkollat Bénédict ofrojnë të gjitha profilet tregtare, ndërsa në atë të kujdesit shëndetësor trajnimi dhe edukimi i mëtejshëm ofrohen në fusha të ndryshme mjekësore, si mjekë dhe sekretarë spitalesh, këshilltarë shëndetësorë ose trajnerë fitnesi. Drejtimi i Shkencave Kompjuterike, krahas njohurive bazë të shkencave kompjuterike, ofron edhe diploma të njohura SIZ/ICDL etj.
Në vitin 1975 “Benedict Schule” kishte hapur dyert e saj në Militarstrasse 106, Cyrih. E njohur në fillimet e saj kryesisht si një shkollë gjuhësore dhe komerciale, kjo shkollë është etabluar tashmë si një institucion arsimor lider, me kurse të orientuara drejt praktikës dhe vizionare në fushat e gjuhëve, tregtisë/tregtisë, IT/biznesit dixhital, mjekësisë/ shëndetësisë dhe biznes/menaxhimit. Nga 1 nëntori 2022, shkolla është zhvendosur në BeneCampus-in krejt të ri, në afërsi të drejtpërdrejtë me stacionin e trenit në Zürich Altstetten.
Foto: Fiona Murtaj/albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?