Lajme
Një çek për projektin shqiptar të motrave zvicerane të nderit
Një grup i organizatës rinore Jungwacht dhe Blauring ka vizituar ditë më parë manastirin në ujdhesën Rheinau ku e kanë qendrën motrat e nderit që i përkasin urdhrit “Rruga shpirtërore”.
Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i ndihmave prej 14.500 frangash për projektin e Shqipërisë që këto motra e udhëheqin prej vitesh. Ato, në veriun e Shqipërisë, në Dobraç të Shkodrës kanë ngritur një manastir dhe atje ndihmojnë popullatën e varfër si dhe kujdesen për fëmijët e familjeve të gjakësuara pasi që në atë regjion mbretëron zakoni i gjakmarrjes.
Njëra nga motrat, Christina kishte ardhur vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria dhe kishte sjellë nga atje rrëfime shumë mbresëlënëse, shkruan thurgauerzeitung.ch. Motrat e nderit kanë falënderuar të rinjtë për ndihmat e sjella dhe kanë thënë se falë solidaritetit të tyre, projekti do t`u mundësojë shumë fëmijëve dhe prindërve të tyre një të ardhme paksa më të mirë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?