Lajme
Një biolog shpjegon se si mund të vijë pandemia e radhës
Biologu Anirban Mahapatra e ka të qartë se si do të jetë pandemia e radhës. Sipas tij, viruse të ndryshme mund të mbijetojnë në shtresa akulli për mijëra, madje edhe miliona vjet, dhe kur këto shtresa akulli shkrijnë, ato mund të rikthehen duke shkaktuar pandemitë e ardhshme.
“Nga shkrirja e akullnajave ne po gjejmë shumë kafshë të ruajtura shumë mirë, si mamuthët, për shembull. Nëse këto kafshë kanë qenë të infektuara me viruse apo baktere të ndryshme, mund të infektojnë kafshë të tjera ose njerëz”, tha biologu për “Daily Star”.
Fakti që temperaturat në Arktik po rriten dy herë më shpejt se sa në pjesën tjetër të botës, po i shqetëson biologët.
“Nëse në akull ka një infeksion respirator, si Covid-19, atëherë mund të përballemi me një vatër të madhe. Ndryshimi klimatik është problem i madh dhe nuk do të zhduket. Duhet të shpëtojmë akullnajat e Arktikut dhe jemi ende në kohë për ta bërë këtë. Nëse nuk e bëjmë, ka rrezik që nga aty të dalin viruse të rrezikshme”, sqaron Anirban Mahapatra.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit