Lajme
Një austriak kap xhekpotin Euromillions, fiton 240 milionë euro
Personi më me fat i vitit.
Shuma prej 240 milionë euro, (227,926,800.00 franga) tashmë i takojnë një austriaku që arriti xhekpotin e Euromillions dhe tani pa dyshim se është personi më me fat i vitit, duke u zgjuar sot si multimilioner, transmeton albinfo.at.
Austriaku ka vënë bast në numrat 17, 30, 42, 48, 50 dhe yjet 4 dhe 8. Kjo do të thotë se saktësisht 227,926,800,00 franga apo 240 milionë € shkojnë në llogarinë e fituesit.
Kjo i ndodhi një austriaku të shtunën në mëngjes. Të premten në mbrëmje kishte ende 240 milionë franga në lojë të Europot.
Kjo shumë e madhe tani u fitua nga dikush nga Austria, i cili kishte luajtur në platformën e lojërave Win2day.at dhe së shpejti do t’i gjejë paratë në llogarinë e tij ose të saj.
Që nga dhjetori 2023, ka tashmë 40 Euromilionerë në Austri. Një tjetër rekord: Eurojackpot-i tashmë është fituar tre herë këtë vit nga austriakët./Albinfo.at
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë