Lajme
Spektakolare: Një anije “lundron” nëpër rrugët e qytetit Zug
Që nga e hëna është transportuar nga porti në Zug përmes rrugës tokësore dhe ujore për në Walensee. Nga pranvera do të jetë sërish në përdorim
Anija me motor “Schwyz” pothuaj 90 tonë e rëndë dhe 31 metra e gjatë është ankoruar në portin Weesen, SG. Që nga e hëna është transportuar nga porti në Zug përmes rrugës tokësore dhe ujore për në Walensee. Nga pranvera do të jetë sërish në përdorim.
“Ne festuam pak këtë mëngjes kur transporti mbërriti në portin e Weesen,” tha Daniel Grünenfelder, drejtor menaxhues i Schiffsbetrieb Walensee AG, për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA përpara nisjes. Ndërkohë, dy vinça e kanë bartur anijen nga kamioni transportues, në liqenin Walensee.
Transporti kompleks i anijes me kamion bëhej kryesisht gjatë natës. “Unë praktikisht kam ecur nga Zug-u në Weesen dhe kam qëndruar me anijen gjatë gjithë kohës” thotë Grünenfelder me një buzëqeshje.
Anija e gjerë shtatë metra u soll për herë të parë nga qyteti Zug, përmes qafës Hirzel në Horgen, në Liqenin e Cyrihut. Nga Horgeni anija ka udhëtuar me një rimorkiator nëpër liqenin e Cyrihut deri në Nuolen SZ përpara se të mbërrinte pastaj, rrugës tokësore në Weesen, të Liqenit Walensee.
Janë veçanërisht interesante pamjet me anijen që bartet përmes rrugëve të qytetit të Zugut, transmeton albinfo.ch. Këto rrugë shpesh nuk kanë qenë më të gjera sesa gjerësia e anijes, pra 7 metra dhe kjo ishte një sfidë jo e lehtë, për ta kaluar.
Përveç hapësirës së kufizuar për lëvizje- duhej çmontuar disa sinjale drite, dërrasa dhe shina mbrojtëse – sfidë ishte edhe interesimi i madh i publiut për këtë transport. Shumë shikues kanë ndjekur me pasion këtë transport të pazakonshëm. Nuk ka pasur incidente apo dëmtime në anije apo infrastrukturë, thekson Grünenfelder.
Moti ishte gjithashtu i mirë, është shprehur drejtori menaxhues. Kur anija ngrihej nga vinça gjatë hipjes dhe zbarkimit, veçanërisht erërat e forta mund të kishin shkaktuar probleme, transmeton albinfo.ch. “Por ne e menaxhuam transportin në të vetmen javë të mundshme dhe në të vetmen rrugë të mundshme pa ndonjë problem të madh.
”Përpara se anija të mund të transportojë përsëri pasagjerë në pranverë, ajo do të riemërtohet dhe do të sillet në një standard teknik të ngjashëm si pjesa tjetër e flotës. Anija është blerë nga kompania e transportit për Liqenin Zug AG.
(Fotot: Schiffsbetrieb Walensee)
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë