Gruaja
Një anëtare nga diaspora, pjesë e një institucioni publik në Shqipëri
Anila Hyka Smorgrav, nga diaspora shqiptare, do të jetë anëtare e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Me këtë rast, ajo bëhet anëtarja e parë nga diaspora, si pjesë e një institucioni publik në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë propozim nga ministri Pandeli Majko, sipas njoftimit në faqen zyrtare të ministrit të Shtetit për Diasporën. Anila Hyka Smorgrav do të jetë pjesë e këtij këshilli si përfaqësuese nga Këshilli Koordinues i Diasporës.
“Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, duke plotësuar kështu numrin e plotë të anëtarëve të këtij këshilli sipas vendimit. “Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.594, datë 09.10.2018, të Këshillit të Ministrave “Për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, thuhet tutje në njoftim.
Për pjesën e mbetur të mandatit emërohen anëtar të Këshillit Drejtues: Znj. Fjoralba Caka emërohet në vend të Znj. Teuta Vodo, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për drejtësinë; Z. Kostandin Shkurti emërohet në vend të Znj. Besa Shahini, si përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin si dhe znj. Kozeta Angjeliu e cila emërohet në vend të Znj. Mimoza Hysa Çuliqi, si përfaqësuese nga ministria përgjegjëse për kulturën, përcjell albinfo.ch.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?