Shkurt.ch
Një aleancë për mbrojtjen e të dielës si ditë pushimi
Në rast nevoje, aleanca shqyrton edhe referendumin kundër detyrimit për të punuar të dielave edhe në shitoret e pompave të benzinë
Një numër sindikatash, kishash, organizatash të grave dhe partish të majta kanë ngritur një “aleancë të të dielës”. Kjo aleancë i ka vënë qëllim vetes që të mbrojë të drejtën e pakontestueshme që e diela të jetë një ditë pushimi për të gjithë.
Para së gjithash kjo aleancë ka parasysh me këtë rast sektorin e shitjes me pakicë, dhe fleksibilizimin e orareve të punës në postë, telekomunikacion dhe në shitjen e librave.
Në rast nevoje, aleanca merr në konsideratë edhe referendumin kundër detyrimit për të punuar të dielave edhe në shitoret e pompave të benzinës.
Nga ana tjetër, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës pati miratuar një ndryshim të ligjit të punës, sipas të cilit shitoret e pompave të benzinës nëpër autostrada dhe rrugë të rendit të parë kanë të drejtë të qëndrojnë të hapura gjatë 24 orëve. Tashti, fjalën përfundimtare rreth kësaj e ka Dhoma e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës