Shkurt.ch
Një aeroplani gjerman i pengohet hyrja pa leje në Zvicër
Ky veprim është bërë në kuadër të masave mbrojtëse me rastin e zhvillimit të punimeve të Forumit të Davosit, në Zvicër
Një aeroplan nga Gjermania ka provuar që përmes Austrisë të hyjë pa pasur leje në hapësirën ajrore të Zvicrës por është “kapur” nga mbrojtja ajrore e Austrisë. Këtë veprim aeroplanët ushtarakë të Austrisë e kanë ndërmarrë në kuadrin e masave të koordinuara të mbrojtjes së hapësirës ajrore me rastin e zhvillimit të punimeve të Forumit të Davosit, në Zvicër.
Dy aeroplanë ushtarake të tipit PC-7 kanë përcjellë fluturaken nga zona e bllokuar ajrore në drejtim të Gjermanisë, bën të ditur drs.ch.
Rreth 1000 ushtarë dhe mbi 30 aeroplanë luftarakë të ushtrisë austriake janë vënë në shërbim të mbrojtjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Pilotin e kapur gjerman e pret një dënim i lartë administrativ me të holla.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha