Kosova

Një 37-vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në Mitrovicë

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit, tash viktimës, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës

Një 37-vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë aksident ka pësuar lëndime vdekjeprurëse vetë drejtuesi i makinës A. H. 37 vjeçar, transmeton albinfo.ch.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit tash viktimës, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut.