Integrimi
Një 28 Nëntor ndryshe në Lozanë
Kuzhinierët më të mirë të botës, kanë gatuar për festën e flamurit shqiptar. Për herë të parë, komuniteti shqiptar i Lozanës, falë vullnetit të mirë të shoqatave, energjisë frymëzuese të studentëve shqiptarë në hoteleri, iniciativës së disa aktorëve çelës të kantonit, bashkëpunimit me ambasadën e Shqipërisë si dhe me shoqatën albinfo.ch, arriti të organizojë festën e saj të flamurit në ambjentet e shkollës së lartë të hotelerisë në Lozanë, EHL. Kjo është një nga shkollat më perstigjoze në botë, e cila tre vitet e fundit, arriti të renditej si numër një në mesin e universiteteve të menaxhimit, të mikpritjes në mbarë botën.
I LOVE Albania: është një copëz letre që i ngjitej bluzës së të ftuarve në shenjë mirëseradhje në mbrëmjen e organizuar me rastin e festës së flamurit. Dy studente të shkollës së lartë të Hotelerisë (Lozanë) që flisnin rrjedhshëm shqipen,frëngjishten dhe anglishten, udhëzonin të pranishmit në bazë të listës ku radhiteshin afro 130 rezervime. Me të hyrë në sallë, mysafirët zbuluan hapësirën elegante dhe luksoze ku do zhvillohej një program gazmor.Për këtë mbrëmje gëzimi dhe ribashkimi, të pranishmit u takuan në një atmosferë miqësore, festive dhe gustatore: ku kokteji luksuoz, mezet dhe verat, si dhe ushqimi me cilësi të lartë nuk munguan. Ajo që bie në pah për sytë e shqiptarëve, ishte vendosja e ujit të Tepelenës dhe të verës shqiptare Albatros. Gjithashtu, falë punës së studentëve të kryer deri në orët e vona të natës, mysafirët zbuluan në vendin e tyre nga një çokollatë zvicerane të mbështjelël me flamurin zviceran ose me figurën e Skenderbeut.
Gjatë koktejit, salla shumë shpejt u mbush me shqiptarëfrankofonë, gjermanofolës, por edhe me miq Zvicëranë. Tryezat e stolisura në mënyrë të përsosur, ishin të mbushura me punëtorë, zanatcinj, intelektualë, profesorë, ambasadorë, përfaqësues të tre ambasadave, studentë, artistë, biznesmenë, avokatë si dhe shume profesione te tjera. Përveç vendngjarjes së jashtzakonshme, organizorët tregojnë së kjo mbrëmje kishte tre arsye për t’u zhvlluar: dëshira për të festuar së bashku dashurinë për flamurin, dëshira për të forcuar lidhjet përmes aktorëve të ndryshëm shqiptarë, dhe sidomos, dëshira për t’i dhënë një shtytje të re bartjes së diturive të Shkollës së hotelerisë së Lozanës drejt Shqipërisë, Kosovës, dhe Malit të Zi ».
Mesazh dashurie në ditën e flamurit
Pikënisja e mbrëmjes u bë madhështore falë mjeshtërisë dhe talentit të Ermira Lefort, në piano dhe zërit të Enkeleda Bashës. Të dyja artistet, i dhanë një jehonë të veçantë himnit shiqptar dhe zviceran. Më pas, të pranishmit duke i shoqëruar me zë ju falën një mori duartrokitjesh kur ato kënduan me plot shpirt këngët Atdheu im, Lule Borë, Këngë moj .
Ermira Lefort – pianiste, ©2021 Kreativ mgstudio
Ermira Lefort – pianiste, ©2021 Kreativ mgstudio
Një mbrëmje e organizuar falë mobilizimit nga shoqatat, iniciativat personale, aktorët kryesorë, inkurajimi dhe entuziazmi i Ambasadës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha falë mbështetjes së paçmuar të një shkolle me famë botërore, EHL.
Vjosa Gërvalla, drejtuese e mbrëmjes, dhe njëkohësisht drejtoreshë e shoqatës albinfo.ch, shpalosi programin e saj me këto fjalë: “Ne donim një festë ndryshe, dhe falë vullnetit të mirë të grupit punues, ja arritem. Dita e Flamurit është ndoshta data më e rëndësishme e vitit, pothuajse për të gjithë shqiptarët. 28Nëntori mbart githë kujtesën e zymtë dhe të hareshme të historisë sonë si shoqëri, si popull. Arsyeja pse ne festojmë këtë ditë me kaq shumë dashuri, është sepse ajo na kujton betejat, pikëllimet, dëshpërimin, rrëmujën, zëmërimet tona, herë herë edhe humbjet apo tragjeditë tona, por mbi të gjitha, kjo festë, në pavetëdijen tonë kolektive, na kujton sa e rendësishme dhe e bukur është fryma solidare dhe sa e madhe dhe e bukur është dashuria e pakusht që kemi për mbrojtjen e kulturës sonë. Po kjo dashuri, të cilën Einstein e quante gjeneratori më i fuqishëm për të ndryshuar fatin e njërzimit, na ndihmoi në momentet më të vështira të historisë sonë, duke e bërë të pamudurën të mundur, njëherë Pavarësinë e Shipërisë para 109 vjetësh, dhe më pas, pavarësinë e Kosovës.”
Për të vazhduar në risitë e sjellura për këtë festë, nuk u fol këtë herë as për Ismail Qemalin, as per Luigj Gurakuqin. Kësaj radhe, përmës aktrimit të Visar Qusaj dhe Zymer Luftiut nga Teatri Kurora, në Lozanë u vlerësua edhe roli i rëndësishëm i qëndistares së flamurit, Marigoja. Shumë të paktë ishin ata që dinin se Marigoja (Marigo Posio), ishte një nga femrat më të dalluara shqiptare, aktiviste e lëvizjes së zgjimit kombëtar shqiptar dhe e pavarësisë dhe konsolidimit të statusit shoqëror të gruas shqiptare.Një figurë feministe “avant-gardiste”, e cila qysh në moshë të re, mbrojti rivlerësimin e rolit të gruas në shoqëri dhe që realizoi projekte në favor të emancipimit të saj. Aktiviste e përvetuar, ajo ishte një veprimtare që falë kulturës së saj të madhe favorizoi gjithmonë veprimin dhe punën e drejtpërdrejtë për popullatën dhe pavarësinë e Shqipërisë. Flamujt që ka qëndisur Marigoja janë me qindra nëpër familjet vlonjate dhe kush e ka një të tillëe ruan si sytë e ballit.
Shoqata kulturore dhe artistike Ilirët
©2021 Kreativ mgstudio
Nderimi i flamurit në mënyra të veçanta nga çjemi mësuar deri më tani, duke i kënduar dashurisë dhe gruas u prit shume mirë nga të gjithë. « Një formë moderne por edhe patriotike ashtu siç i pershtatejt kësaj dite feste », vlerëson Migjen Kajtazi, përgjegjës projekti i zyrës kantonale për integrim.Kjo mbrëmje nuk do të ishte kështu po të mos kishte aktorë celës në veprim. Migjen Kajtazi, me javë të tëra, punoi nën hije, për të vënë në pah pasurinë e komunitetit shqiptar të Vaud-it. Me plot bindje, u shndërrua në fuqi shtytëse për secilin organizator. Ai ishte një urëlidhës i qetë në mes aktorëve të ndryshëm të kësaj diaspore. « Eshtë një mbrëmje e bukur, sepse kemi arritur t’i përshtatemii kërkesave të diasporës sonë, e cila është gjithashtu e emancipuar».
Festa fitoi edhe më shumë rëndësi falë pranisë së tre ambasadave
Ambasadori i Shqipërisë, z. Ilir Gjoni
Zyrtarë nga Shkolla e Hotelërisë në Lozanë, Ibraim Zili
Ambasadori i Maqedonisë, z. Qenan Ramadani
Ambasadori i Kosoves,z. Sami Ukelli
©2021 Kreativ mgstudio
Përshëndetje të përzemërta për bashkatdhetarët nga dy ambasadorët, ai i Shqiperisë, Zoti Ilir Gjoni dhe i Kosovës, Zoti Sami Ukelli, zgjuan vëmendjen e publikut, i cili ndihej i nderuar me praninë e tyre. Mbështetja, përkrahja si dhe entuziasmi i Ambasadorit të Shqipërisë veç sa rriti motivacionin e grupit organizativ. Për shkak të aksidentit te rëndë që ndodhi vetëm dy ditë më herët nëBullgari, ku humbën jetën 46 shtetas nga Maqedonia, ambasadori i Maqedonisë, Qenan Ramadanizgjodhi heshtjen. Në shenjë respekti, Ambasadori i Shqipërisë, Zoti Ilir Gjoni, në fund të fjalimit të tij kërkoi të mbahej një minutë heshtje.
Një përshëndetje dashamirëse nga një nga drejtorët e shkollës së hotelerisë Pascal Gauthier, i shtoi mbrëmjes seriozitetin dhe patjeter rriti shpresën për një bashkëpunim midis kësaj shkolle prestigjoze me sektorin turistik shqiptar. Një ndërthurje e eksperiencës dhe dijeve në këtë fushë, do te ishte një fat i madh edhe për studentët shqiptarë të kësaj shkolle.
Programi i ngjeshur solli edhe një risi me dëshminë e tre studentëve të shkëlqyeshëm shqiptarë me prejardhje nga Tropoja, Tirana, dhe Mali i zi. Ata u paraqitën si tre gonxhe që prisnin të shpërthejnë dhe të lulëzojnë në vendlindjen e tyre për të investuar dijet dhe idetë e tyre. Ema Ismaili, Krist Dodbibaj dhe Anais Juncaj treguan sa të kënaqur ndiheshin me faktin që shkolla e tyre kaq prestigjioze u mbush, për një çast, me kaq shumë shqiptarë. Çiltërsia dhe entuzasmi i tyre bëri që pubiku të ndjehet shumë mirë. Biseda me brezin e ri, i cili u tregua shumë atdhedashës, bëri që publiku t’u japë zemër me duartrokitje e tyre.
Vjosa Gërvalla, Drejtoreshë e shoqatës albinfo.ch
Krist Dodbibaj, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Ema Ismaili,Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Anais Juncaj, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
©2021 Kreativ mgstudio
Mbrëmja vazhdoi duke u mbushur me ngjyrat e flamurit. Veshjet dhe muzika shqiptare, e prezantur nga Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët dhe e udhehequr nga Ilir Bytyqi,veç sa e rritën suksesin e kësaj mbrëmjeje. Prej 25 vitesh, ky ansambël kulturor dhe muzikor prezanton dhe kultivon kulturën shqiptare duke qenë pjesë e shumë aktiviteteve në të gjithë Zvicrën.
Grupi muzikor i katër djemve ArtBand, arriti si qershia në tortë. Në listën e tyre nuk munguan këngët e bukura qytetare të njohura dhe të dashura nga publiku. Në tingujt e rrokut të viteve 80 dhe 90, darka e përgatitur nga kuzhinierët më të mirë në botë, u shërbye nga të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës, studentë të vitit te parë të shkollës. Me shumë sjellje dhe gjithmonë të qeshur, mbushnin gotat me verë shqiptare dhe prezantonin pjatat e kuzhinës më të mirë botërore.Pra, një festë e flamurit krejtësisht ndryshe.
Grupi Art Band, ©2021 Kreativ mgstudio
Suksesi më i madh ishte cilësia e bashkëpunimit
z. Ilir Gjoni, Ambasada e Shqipërisë – Ilir Bytyqi, Shoqata kulturore dhe artistike Ilirët
Ema Ismaili, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë – Ibraim Zili, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Anais Juncaj, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë – Migjen Kajtazi, Zyra kantonale për integrimin (BCI)
Vjosa Gërvalla, Shoqata albinfo.ch – Valon Gashi, Ambasada e Shqipërisë
©2021 Kreativ mgstudio
Kjo mbrëmje nuk do të ishte kaq unike dhe e freskët, nëse nuk do të mbartej nga grupi organizator i përbërë nga disa emra të cilët sollën një frymë të re në modelimin e mbremjes::Ibraim Zili, Migjen Kajtazi, Ilir Bytyqi, Ema Ismaili, Anais Juncaj, Krist Dodbibaj, si dhe Ambasada e Shqipërsië.
Krist Dodbibaj, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë - Pascal Gauthier, Shkolla e Hotelërisë në Lozanët
Ema Ismaili , Shkolla e Hotelërisë në Lozanë - Ibraim Zili, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Anais Juncaj, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë - Migjen Kajtazi, Zyra kantonale për integrimin (BCI)
Ermira Lefort, Pianiste - Enkeleda Basha, Këngëtare
Ibraim Zili, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë - Visar Qusaj, Teatri Kurora
©2021 Kreativ mgstudio
Punoj me zemër – Ibraim Zili, punonjës në shkollën e Hotelerisë së Lozanës
Christian Segui, Krye egzekutues, kampion botëror i ushqimit, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Ibraim Zili, Shkolla e Hotelërisë në Lozanë
Si ka filluar aktiviteti juaj?
Me organizimin e aktiviteteve kam filluar para 15 vjetësh duke organizuar festa nëpër vënde të ndryshme në Zvicër. Në fillim, kishim një numër të vogël të pjesëmarrësve, reth 30 persona, por me kalimin e kohës, numri i pjesëmarrësve erdhi duke u rritur.
Dëshira për të organizuar aktivitete ka qenë dhe mbetet gjithmonë. Edhe për aktivitetin e sotshëm, na mungonte vetem shkëndija që erdhi në kohën e duhur. Unë kam fat të punoj këtu dhe të njoh 6 studentë shqiptarë që janë aktualisht në këtë shkollë, të cilët janë të gjithë të shkelqyer. Ata u morën edhe me rezervimet e mbrëmjes duke futur në punë një metodë të veçantë paraqitjeje. Kjo mbrëmje është rezultati i një pune të perbashkët mes shoqatave, ambasadave dhe grupit organizativ. Mendoj që është vetëm fillimi dhe jehona e këtij aktiviteti do te jetë e gjatë.
A e keni pas të vështirë të bindni stafin e punës për hapjen e dyerve të saj për një ditë kaq të veçantë?
Si kudo edhe këtu ka pasur disa pengesa të vogla, por në krahasim me atë që u arrit s’mund të llogariten fare. Ne fillim nuk më kanë marrë seriozisht, por janë bindur dhe kanë pranuar. Dhe të mendosh që dy kuzhinierët qe punojne ketu, jane dy më të miret në botë dhe ata sot kanë gatuar ëmbëlsirat për këtë mbrëmje…
A mendoni që ju e keni bërë vendin tuaj në këtë shkollë për të kërkuar diçka të tillë?
Puna ime është treguar gjatë viteve. Në vitin 2016, u organizua një festë me zyrtarë të lartë të shtetit, me rreth 800 persona për darkë dhe me 3000 persona për aperitiv. Komplimentat që pasuan ishin tregues të një perkushtimi serioz në punë.
Cdo të thotë të jesh shqiptar dhe të punosh në një shkollë të këtij niveli?
Eshtë kënaqësi të punosh me studentë nga të gjitha vendet e botës. Unë ndjehem mirë dhe kenaqem nga zemra kur ndihmoj këta të rinj për të gjetur rrugën tyre. Eshtë hera e parë që një komunitet organizon diçka këtu dhe kjo është një reklamë e bukur për komunitetin tonë.
Të bashkuar jemi edhe më të suksesshëm – Ilir Bytyqi, Shoqata Kulturore dhe Artistike “Ilirët”
Si ka qenë kjo mbrëmje për ju?
Nje mbrëmje si kjo, me një nivel kaq të lartë, është më e vështirë për t’u organizuar. Por fatmirësisht, erdhi si rezultat i bashkimit të shoqatave dhe ambasadave të ndryshme. Pas kaq shumë kohësh mbylljeje, ku covid-i ka shkëputur lidhjet mes njerëzve, sot ishte një mundësi e madhe për të treguar punën tonë.
Ju ishit pjesë e grupit organizator dhe vetë pjesëmarrës në dy grupe, atë “Ilirët” dhe `”Artband”. Si e vlerësoni këtë pjesëmarrje?
Unë punoj në mënyrë vullnetare. Sot kishim një program prej 10 minutash me këngë dhe valle. Ishte një rast i mirë për të ringjallur kujtesën tonë përmes veshjeve tona tradicionale dhe valleve folklorike.
Cfarë prisni dhe dëshironi më shumë nga këto bashkëpunime?
Prania e përfaqësive të shteteve tona dhe e disa mediave, është nje stimulim dhe kënaqësi në vigjilje të ditës së flamurit për punën tonë, por ne deshirojmë të kemi më shumë ndihma konkrete. Shoqatat kanë nevojë të stimulohen jo vetëm në mënyrë monetare por edhe në stimulimin e të rinjve. Si për shembull duke na ndihmuar të marrim pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga shteti këtu dhe jashtë ose duke na ndihmuar për veshje dhe tekste kengësh.
Ne kemi pergjëgjësi për festat kombëtare që bëhen çdo vit dhe është gjithmonë e vështirë rezervimi i sallave ku shpesh kërkohet nje autorizim nga shteti. Gjithë kjo punë kërkon shumë energji,
A shihni edhe bashkëpunime apo projekte të tjera me grupin organizator të kësaj mbremjeje?
Eshtë angazhim, detyrë dhe kenaqësi të jem pjesë e stafit organizativ. Ky bashkim është një model i mirë pune sepse së bashku kemi arritur një nivel edhe më të lartë. Kjo na frymëzon për të ardhmen që të planifikojmë manifestimet e vitit të ardhshëm së bashku, sepse kështu u treguam edhe më të sukseshëm.
Brezat e parë kanë dhënë jetën për liri, ne po japim sot kohën dhe angazhimin.. Fatkeqësisht, gjeneratat e reja kam frikë se po humbin përgjegjësitë kulturore. Folklori në diasporë është duke mbijetuar, prandaj kemi nevojë për një përgjegjës kulture nga shteti i cilii do të ishte një zgjidhje e mirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve