Lajme

Një 23-vjeçar nga Mitrovica humb jetën në aksident trafiku në Gjermani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjermani, ku ka humbur jetën një 23-vjeçar, i cili po voziste BMW

Në një aksident trafiku në Gjermani ka ndërruar jetë një 23-vjeçar nga Mitrovica, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Ai ishte duke vozitur BMW, kur kishte humbur kontrollin e veturës, duke u përplasur në barrierën qendrore, kurse shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me veturën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari ishte hedhur nga vetura, por nuk kishte arritur të shpëtonte.

Hetuesit kanë filluar të hetojnë rastin e aksidentit.