Kosova
Nita Shala, Ambasadore e Kosovës në Itali
Shala kishte shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1. Ajo po ashtu ishte koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje
Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nita Shala, është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali.
Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan albinfo.ch.
“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder”, shkroi ajo në X.
“I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shtoi ajo.
Shala kishte shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1. Ajo po ashtu ishte koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje.
Këtë pozitë e kishte marrë në mars të vitit 2020. Ajo është doktor shkencash në drejtësi nga Graduate Institute-Geneva.
Nita Shala është avokate me eksperiencë profesionale në institucione ndërkombëtare. Ajo ka punuar edhe në zyrën e OKB-së në Gjenevë, për ta këshilluar ambasadën e Republikës së Shqipërisë në proceset e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në zyrën e Prokurorit në Tribunalin e Hagës, e angazhuar në Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe kundër Vlastimir Xhorxheviq, dhe mbështetje ndërkombëtare në EURALIUS dhe PAMECA V në Shqipëri si ekspert ligjor i procesit të implementimit të reformës dhe themelimit të institucioneve të reja në drejtësi.
Nga viti 2018 punon në Katedrën Penale në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, në lëndët e drejta penale dhe e drejta penale ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?