Kuriozitete
“Nissan” prezanton papuçet vetëlëvizëse
Në Japoni, ku traditat e vjetra vazhdimisht rifreskohen me teknologji të re, një hotel është duke përdorur teknologjinë e fundit për t’i ofruar mikpritjen më të mirë klientëve të vet.
Ata kanë prezantuar produktet më të reja teknologjike, përkatësisht papuçet vetëlëvizëse nga kompania “Nissan”, përcjell albinfo.ch.
“Nissan” ka zhvilluar një sistem që papuçet të parkohen automatikisht në hyrjen e restorantit tradicional. Me shtypjen e butonit të vetëm, papuçet janë të gatshme për t’u përdorur, derisa më pas mund të kthehen përsëri në vendin e vet.
Secila papuçe është e pajisur me dy rrota të vogla, një motor dhe censorë për të lëvizur në të gjithë dyshemenë prej druri, duke përdorur teknologjinë “Nissan’s ProPilot Park” .
“Nissan” e përdor këtë teknologji në versionin më të fundit të automjetit të vet. Censorët dhe kamera e teknologjisë së fundit, ia mundësojnë automjetit të gjejë dhe të kthehet në vende të parkimit pa ndihmën e shoferit.
Një version i thjeshtuar i teknologjisë është instaluar në restorant, që ndodhet në qytetin turistik Hakone, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Tokios.
Dhe, nuk janë vetëm papuçet që lëvizin nëpër dyshemenë e hotelit. Në restorant mund të shihen jastëkë dhe tavolina tradicionale të ulëta që gjithashtu rrotullohen në vend.
Shumë prej markave më të mira të automjeteve në botë, po zhvillojnë teknologji vetëlëvizëse. E, “Nissan” ka në plan të tregtojë një automjet që mund të lëvizë i vetëm në rrugët e qytetit deri në vitin 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=krG4Xko_K-I
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?