E-Diaspora
Nisma për investime në Kosovë dhe debati serioz në “Bashkësinë Shqiptare” në Delemont
Ai njoftoi për zbutjen e kësaj situate në komunën e Kamenicës që ai drejton ka punuar me përkushtim në krijimin e një agjencie të përbërë nga grupi punues, serioz që ofron mundësi për investitorë nga Zvicra
Të premten më 21 shtator në mbrëmje “Bashkësia Shqiptare” në Kantonin Jura- Zvicër në mjediset e Klubit “Konak” në Delemont mblodhi rreth vetes një grup bashkatdhetarësh dhe veprimtarësh shoqëror.
Zëri që këndelli mërgimtarët shqiptarë kësaj radhe pati jehonë falë ardhjes së kryetarit të Komunës së Kamenicës të Republikës së Kosovës, Qëndron Kastrati dhe Majlinda Krasniqi drejtoreshë në sektorin e zhvillimit dhe komunikimit me diasporën. Delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga stafi diplomatik i Konsullatës së RP së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj, Konsull si dhe Shukrije Ramadani, shkruan albinfo.ch.
Pas hapjes që iu bë tubimit nga Afrim Ramabaja, punëtor i palodhshëm dhe një shembull i shkëlqyer i integrimit në shoqërinë zvicerane, fjalën e mori Qëndron Kastrati. “Ju faleminderit! Fillimisht unë dua të ju përshëndes për pritjen dhe organizimin e kësaj mbrëmje që më jep kënaqësi të jem në mesin tuaj.
Gjithashtu, në mënyrë të veçantë falënderoj autoritetet e Kantonit Jura të cilët treguan kujdes të veçantë për pritjen e delegacionit tonë sot pas dite. E vërteta është se ndjehem krenarë dhe i emocionuar sot sepse kujtoj punën dhe djersen e madhe të bashkatdhetarëve të mi këtu larg vendlindjes. Kjo më nderon mua!
Gëzimi më i madh ishte sot kur vizituam Shkollën shqipe ku fëmijët tanë mësojnë si shkruhet dhe lexohet në gjuhën e nënës në gjuhën shqipe. Siç na informoi mësuesja Nexhmije Mehmetaj shkolla shqipe në Kantonin Jura është themeluar në vitin 1993 dhe punon pa ndërprerë nën emrin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër”.
Më pas, Kastrati, drejtuesi i delegacionit bën debat me të pranishmit. Foli për varfërinë që ka kapluar popullin e Kamenicës, si komuna më varfër e Kosovës, për hallet e mëdha të familjeve shqiptare, për numrin e madh të papunëve sidomos rinisë shqiptare si pjesa më e çmuar e kombit.
Ai njoftoi për zbutjen e kësaj situate në komunën e Kamenicës që ai drejton ka punuar me përkushtim në krijimin e një agjencie të përbërë nga grupi punues, serioz që ofron mundësi për investitorë nga Zvicra. Qëllimet e agjencisë janë thellimi i bashkëpunimit për zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve me ndihmën e bashkatdhetarëve në Zvicër apo gjetiu të cilët janë edhe persona çelës për kontaktet me investitorë zviceranë. Ai foli edhe për dobinë e investimit. Kualifikim dhe shkëmbim njohurish dhe përvojash midis ekspertëve të ndryshëm nga fusha e mërgimit shqiptar; rritje e ndërgjegjësime për kërkesat e investitorëve. Krijimi i një rrjeti dhe të një baze për veprime të mëtejshme.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?