Kosova
Nisma e kryeministrit Kurti për mjekët nga diaspora: Pro & Contra
Kosova mund të përfitojë nga mjekët në diasporë nëse partitë politike nuk e masin fuqinë e diasporës vetëm përmës votës dhe remitencave

Çdo kush që ka pak kujtesë “historike” mban mend çfarë kanë premtuar e çfarë kanë realizuar politikanët kosovarë dhe cilën rrugë të propagandës politike kanë ndjekur për t’i arritur qëllimet e tyre politike.
Aktualisht kemi një situatë politike në Kosovë, ku nuk ka mbetur politikan pa u vënë në sprovë të punës dhe pushtetit. Populli i ka dhënë mundësinë pothujase secilit politikan që i ka kërkuar votën për qeverisje.
Evidente është megjithatë se Kosova kurrë nuk ka qenë më mirë e më e fortë se këto 20 vjetët e fundit, siç është e vërtetë se jemi ende larg mundësisë çfarë ka mundur të ishte Kosova për këto 20 vjet.
Sido që të jetë, në Zvicër jetojnë qindra-mijëra shqiptarë, të cilët me punën e tyre po kontribuojnë që Zvicra të jetë e para në botë në mirëqenie ekonomike, të ketë një sistem të përkryer të arsimit dhe ta ketë një ndër sistemet më të mira shëndetësore në botë, ku nuk mungojnë emra të njohur e drejtues spitalesh nga mjekët më të njohur shqiptarë. Kosova mund të përfitojë nga ky aset nëse partitë politike nuk e masin fuqinë e diasporës vetëm përmës votës dhe remitencave.
Nisur nga kjo që u tha, platforma albinfo.ch, si mediumi i vetëm që mban gjallë botimin e printuar, në këtë numër merret me nismën e kryeministrit Kurti për kthimin e mjekëve shqiptarë nga diaspora. Për këtë nismë, përmes intervistave, kemi marrë këndvështrimin e mjekëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, shumë nga të cilët atë e shohin gati si utopi, sepse, sipas tyre, Kosova duhet së pari ta ketë një plan si ta parandalojë numrin e lartë të mjekeve dhe mjekëve kosovarë që po e braktisin Kosovën.
Organizimi i kongresit dyditor “Swiss Medical School 2022” që është mbajtur në fillim të nëntorit në Prishtinë, ishte edhe një mundësi shtesë, që sadopak mund të japë një përgjigje modeste në pyetjen e trajtuar si temë që në titull të këtij editoriali.
Ndryshe, mjekët shqiptarë të Zvicrës aty sollën eksperiencën e tyre të punës e shkollimit para studentëve dhe mjekëve kosovarë nga një vend që ka sistemin më të avancuar shëndetësor në botë. Prandaj, qeveria duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi e të përfitojë nga përvoja zvicerane e mjekeve dhe mjekëve shqiptarë për një riorganizim të gjerë të sistemit shëndetësor të Kosovës për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që ka Kosova me sistemin e shëndetësisë.
Krahas temës qendrore, albinfo.ch në këtë numër i kushton vëmendjen e duhur një inovacioni interesant të kirurgut shqiptar nga Zvicra, Gazmend Morina.
Një reportazh mbi turizmin në Mal të Zi dhe tema të tjera interesante nga Zvicra, Kosova e vende të tjera, janë po ashtu pjesë përbërëse e numrit më të ri të Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë Popullsia e përhershme e Zvicrës ka arritur një nivel të ri rekord, duke kapur shifrën prej...
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?