Kosova
Nisma distancohet nga vjedhja e 2 milionë euro nga Thesari
Nisma Socialdemokrate ka reaguar për “avullimin” e më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, transmeton albinfo.ch.
Nisma Socialdemokrate thotë se ka dënuar vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
“Nisma Socialdemokrate dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike! Prandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individëve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!”, thuhet në reagimin e Nismës.
Po ashtu, kjo parti i kanë bërë thirrje drejtësisë të merret me rastin.
“Edhe një herë u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, koha.net në një artikull shkran se një anëtare e kabinetit qeveritar është vajza e pronarit të kompanisë, ku kanë përfunduar paratë. Sipas burimeve, këshilltarja e zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimi, e cila njëkohësisht ishte edhe kandidate për deputete e NISMA-s, është vajza e Kadri Shalës, që për momentin është në arrati. Dje zëvendëskryeministrja e ka shkarkuar Hajrie Gashin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut