Kosova

NISMA dështoi të kalojë pragun, mbetët jashtë listës

Rezultatet e fundit tregojnë se koalicioni NISMA-AKR është poshtë pragut prej 5%, për vetëm 81 vota.

Ky subjekt politik ka mbetur jashtë Kuvendit në bazë të statistikave pas përfundimit të numërimit të votave nga mërgata me vetëm 916 vota.

Sipas analistit Blerim Vela, nga numërimi i votave të diasporës, koalicioni NISMA-AKR nuk ka arritur të sigurojë 5% të votave.

“Nisma është poshtë pragut prej 5%, për vetëm 81 vota. Mbeten të verifikohen dhe numërohen votat me kusht (24 mijë) dhe votat nga Serbia (mbi 4 mijë)”, u shpreh ai.