Kosova

Nisin patrullimet e përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri

Për të shtuar sigurinë në komunikacion, e me qëllim ndaljen e aksidenteve, edhe këtë vit gjatë sezonit turistik policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta në rrugët e Shqipërisë.

Drejtuesit e dy policive kanë mbajtur ceremoninë e nisjes së këtij bashkëpunimi në pikën kufitare në Vërmicë, ku u tha se ky bashkëpunim po vazhdon pas suksesit që ka pasur viteve të kaluara, përcjell albinfo.ch.

“Ne nuk jemi këtu për ta ndëshkuar askënd, por për të parandaluar aksidentet. Duhet pasur kujdes, të mos vozitni kur pini alkool, vëni rripin e sigurisë, ngadalësojeni shpejtësinë”, ka deklaruar drejtori i Policisë rrugore të Shqipërisë, Mitat Tola dhe homologu i tij nga Kosova, Sabedin Mehmeti, kanë apeluar për kujdes te te gjithë vozitësit.