Kosova
Presidentja e Kosovës takohet me presidentit austriak, Alexander Van der Bellen
Me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, presidentja e Kosovës ndodhet për një vizitë në Austri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, nisi sot vizitën zyrtare në këtë shtet, shkruan albinfo.at.
Takimi është duke u zhvilluar tani, Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.
Po ashtu, Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler, me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike, do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.
Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë, shkruan tutje albinfo.at.
Është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare, si dhe me Odën Ekonomike Austriake. Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe storjet e suksesit. /Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës