Lajme
Nishani i jep nënshtetësinë shqiptare Ramush Haradinajt
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj
Pavarësisht se ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ndodhet në Francë, në bazë të një fletarrestimi lëshuar nga Serbia, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nxjerr një dekret me të cilin i jep nënshtetësinë shqiptare, Haradinajt dhe bashkëshortes së tij, Anita Muçaj-Haradinaj.
Ish-kryeministri dhe njëri nga komandantët më në zë të UÇK-së, Ramush Haradinaj është në pritje të vendimit të gjykatës franceze të Colmarit për ekstradimin ose jo të tij në Serbi. Ai më 4 janar u arrestua në aeroportin Bazel-Mulhouse, në bazë të një fletarresti lëshuar nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon Hardainajn për krime lufte.
Haradinaj dy herë është gjykuar nga Tribunali Penal i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe dy herë u shpall i pafajshëm. Arrestimi në Francë ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë, madje Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një rezolute ka pezulluar bisedimet me Beogradin, derisa Haradinaj të kthehet në Kosovë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












