Shqipëria
Niset për Shqipëri, por policia amerikane i konfiskon 58 mijë dollarë
64-vjeçari ka deklaruar se me shumën e kesh të parave do të blinte një shtëpi pushimesh në Shqipëri
Një 64-vjeçar shqiptar ka paditur Rojet Kufitare në SHBA pasi një prej efektivëve i ka marrë gjatë një kontrolli në aeroportin e Ohajo shumën prej 58 mijë dollarësh, teksa ai ishte nisur për të udhëtuar drejt Shqipërisë.
Autoritetet pretendojnë se sekuestrimi i parave është bërë përmes një procesi të quajtur konfiskimi i pasurisë civile, një teknikë ligjore që i lejon ato të sekuestrojnë para apo prona nga njerëz që nuk janë dënuar dhe nuk janë akuzuar ndonjëherë.
Në mbrojtje të vendimit të saj, autoritetet amerikane pretendojnë se 64-vjeçari Rustem Kazazi është i lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Por shqiptari i ka hedhur poshtë këto pretendime duke shtuar se agjencia po shkel ligjin federal pa ngritur ndonjë akuzë apo ankesë zyrtare ndaj tij, shkruan “TCH”.
Kazazi është një ish-efektiv policie në Shqipëri, i cili ka emigruar në SHBA bashkë me familjen në vitin 2005-s përmes lotarisë amerikane, e në vitin e 2010 ata kanë fituar nënshtetësinë amerikane.
Shuma e parave që i janë sekuestruar janë kursimet e 12 viteve punë në SHBA, të tijat, të bashkëshortes së tij Lejla dhe djalit, Erald, i cili ka përfunduar studimet në inxhinieri Kimike në Cleveland të SHBA, përcjell albinfo.ch.
64-vjeçari ka deklaruar se me shumën e kesh të parave do të blinte një shtëpi pushimesh në Shqipëri.
Në një intervistë për “Washington Post”, ai ka deklaruar se ka qenë më i sigurt duke i pasur me vete shumën e parave se sa duke i transferuar ato përmes bankës.
“Krimi në Shqipëri është shumë i keq se sa këtu. Persona të tjerë që kanë bërë tërheqje të shumave të mëdha nga bankat në Shqipëri u janë grabitur paratë. E gjithashtu kursi i këmbimit dhe komisionet janë shumë të kushtueshme”, ka deklaruar 64-vjeçari Rustem Kazazi.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim