Bota
Niset me aeroplanin e gabuar, kthehen të gjithë prapa
Një aeroplan që po bartte modelen me famë botërore Chrissy Teigen dhe burrin e saj, këngëtarin e njohur John Legen, raportohet se është kthyer prapa pas disa orësh udhëtimi, sepse dikush kishte hipur gabim në të.
Sipas Teigenit, një pasagjer kishte hipur në Los Angeles gabimisht drejt Tokios, megjithatë kjo nuk u konfirmua nga autoritetet.
Aeroplani ishte kthyer pas katër orësh fluturimi, mbi Oqeanin Paqësor dhe modelja reagoi përmes Twitterit duke pushtuar mediat rozë me reagimin e saj, transmeton Albinfo.ch.
“4 orë udhëtim në një rrugë 11 orëshe dhe ne po kthehemi prapa sepse kemi një pasagjer që nuk është dashur të jetë në këtë aeroplan. Pse… pse po kthehemi të gjithë prapa, nuk e di”, ka shkruar ajo.
Kompania “All Nippon Airways” ka thënë vetëm se ka pasur një problem me aranzhimin e një bilete të një klienti.
Gjashtë orë pasi aterroi aeroplani i saj, Teigen njoftoi fansat e saj se ishte nisur me një tjetër aeroplan.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?