Shqipëria
Nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Shqipëri
Në Shqipëri nis sot (e premte) zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht përcaktimeve kohore, sipas vlerësimit të Institut të Studimeve Politika, fushata de facto ka nisur prej kohësh dhe partitë kanë zhvilluar aktivitete promovuese të kandidatëve në bashki të ndryshme prej muajsh.
Gara për 14 majin do të jetë kryesisht mes Partisë Socialiste të Shqipërisë së Edi Ramës dhe Koalicionit “Bashkë fitojmë” të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë kandidatët e tyre në çdo bashki.
Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkeljd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki.
Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.
Beteja kryesore do të jetë për kryeqytetin, Tiranën, ku ka gjashtë kandidatë. PS ka vendosur t’i besojë Erion Veliajt, ndërsa koalicioni Meta-Berisha i ka vënë përballë Belind Këlliçin. Ndërsa PD e Alibeajt ka kandiduar Roland Bejkon.
Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.
OSBE apeloi që fushata zgjedhore të bëhet në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar tërësisht në kushtetutë e ligj, është detyrim thelbësor ndaj vendit.
Begaj potencoi se organizimi i zgjedhjeve lokale, të drejta, të lira dhe përmbushja e vullnetit të qytetarëve, janë pjesë e pandashme e aspiratës së Shqipërisë evropiane.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik