Kosova
Nis zbatimi i marrëveshjes mbi njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Këtë javë Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka filluar me lëshimin e vërtetimeve mbi patentë shoferët e Republikës së Kosovës, të nevojshme për konvertimin e tyre në Itali.
Me këtë rast dëshirojmë t’ju informojmë mbi kushtet e përgjithshme të marrëveshjes:
PËRFITUESIT:Kush mund të aplikojë për njohje të patentës, pa provime, në bazë të marrëveshjes:
Ata që kanë fituar rezidencë në Itali prej më shumë se një (1) viti dhe jo më shumë se gjashtë (6) vite.
Cilët patentë shoferë do të njihen:
Vetëm patentë shoferë që janë:
– të rregullt
– me afat vlefshmërie
– që janë marrë para fitimit të rezidencës në Itali.
Cilët patentë shoferë nuk do të njihen:
– Patentë shoferët e përkohshëm;
– Patentë shoferët që janë fituar përmes konvertimit nga një shtet i tretë, jo i konvertueshëm në Itali;
– Patentë shoferët e pa vlefshëm, të anuluar.
Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm:
Kërkesa për njohje të patentës së lëshuara në Republikën e Kosovës duhet të parashtrohet në Zyrën e Motorizzazione Civile në komunën e rezidencës suaj në Itali, ku do të merrni formularin e aplikimit dhe do të informoheni për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Nga ana e Ambasadës mund t’ju kërkohet:
– vërtetimi mbi autenticitetin/validitetin e patentë shoferit
Në fund, duhet të keni parasysh se me rastin e konvertimit të patentë shoferit e njëjta do të tërhiqet nga autoritetet përkatëse Italiane.
Ambasada në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano janë në dispozicion për çdo sqarim të nevojshëm.
E-Diaspora
-
Sa deputetë pritet të jenë nga diaspora? Zyrtarisht këta deputetë nga diaspora do t’i bashkohen Kuvendit të Kosovës ...
-
Granit Musliu, tenor në Shtëpinë Operistike Shtetërore në Mynih
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë
-
Italia miraton pensionet me Shqipërinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë
-
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve”
Jeta në Zvicër
-
PostBus do të fillojë të tarifojë për transportin e biçikletave Nga sezoni veror 2025, PostBus po prezanton rezervime të detyrueshme për transportin e biçikletave në shumicën...
-
Paraja “kesh” në Zvicër a do të ketë jetëgjatësi?
-
“Duhet të aplikojnë vetëm zviceranët”: Reklama që po ngjall polemika
-
Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë
-
Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë