Lajme
Nis viti i ri shkollor në “Shkollën Shqipe në Zvicër”
Pas pushimeve verore, në gjithë Zvicrën ka nisur viti i ri shkollor në “Shkollën Shqipe”.
“Dyert e shkollave shqipe të kantonit të Cyrih-ut, St. Gallen-it, Arga-ut, Turgau-t, Bernës, Vale-së, Uri-it, Grabynden-it, Apenzell-it, Soloturn-it, Vod-it, Freiburg-ut, Luzern-it, Jura-s, Soloturn-it, Tesi-it, Luzern-it, Shvyz-it, Zug-ut, Bazeland-it, Shafhausen-it, etj, janë gati për orët mësimore në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim.
Nga “Shkolla Shqipe në Zvicër” bëjnë të ditur se mësimi do të vazhdojë si zakonisht.
“Edhe sivjet ju presin shkronjat e shqipes, mësimet në fushën e letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Sa shumë keni për të mësuar, sepse gjuha shqipe krahasohet me valët e detit. Ashtu si valët e detit që nuk përfundojnë, edhe mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë. Prandaj, ju të gjithë duhet të përgatiteni që të “notoni” sa më mirë në valët e saj, sepse nuk ka më keq se kur një fëmijë nuk e njeh gjuhën e nënës – gjuhën amtare”, bëhet e ditur, përcjell albinfo.ch.
Sivjet “Shkolla Shqipe në Zvicër” jo vetëm që përfshin mbarë shtetin helvetik – Zvicrën, por edhe synon dyfishimin e numrit të nxënësve, në të gjitha kantonet ku organizohen orët mësimore në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












