Kosova
Nis viti i ri shkollor në Kosovë dhe Shqipëri
Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.
MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.
Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, task-forcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët e tjerë.
Përveç mësimit me prezencë fizike janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.
MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore www.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë, janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.
Sot, me respektimin e masave kundër COVID-19 edhe në Shqipëri, rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin do të nisin sot vitin e ri shkollor. Mësimi ishte parashikuar të fillonte më datën 13 shtator, por Ministria e Arsimit vendosi që të shtyhej për në datën 27, duke e bërë mësimin fakultativ deri më këtë datë.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor dhe i ka këshilluar të zbatojnë masat kundër COVID-19.
“Urim për të gjithë nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, bashkë me angazhimin për të bërë gjithmonë më të mirën që ata të kenë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm. Suksese të gjithëve”, shkruan Kushi.
Mësimi do të zhvillohet me një deri në katër turne ndërsa orët do të zgjasin nga 25 deri në 45 minuta në varësi të kapacitetit të shkollës.
Në ndryshim nga viti i kaluar, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin testin për COVID-19 çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?