Lajme

Nis vaksinimi kundër COVID i fëmijëve nën 5 vjeç në SHBA

Vaksinimet kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç kanë filluar të martën në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një moment historik në luftën e vendit kundër sëmundjes.

Drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, nënshkroi të shtunën autorizimin për vaksinat kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç.

Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimet e përdorimit urgjent për vaksinën e Moderna për të përfshirë fëmijët nga 6 muaj deri në 17 vjeç dhe Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç.

Rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç tanimë mund të vaksinohen kundër Covid-19.

“Kjo është një ditë e madhe. Ne kemi pritur një kohë të gjatë që fëmijët të vaksinohen. Tani kemi çdo grupmoshë dhe unë do t’ju them si baba i një 4-vjeçari, kjo është një punë e madhe edhe për familjen time”, tha kirurgu amerikan Dr. Vivek Murthy./CNN