Lajme
Nis takimi Blinken-Netanyahu në Tel-Aviv
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është pritur të premten nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në ndalesën e fundit të Blinkenit gjatë vizitës së tij të gjashtë në Lindjen e Mesm, që kur ka nisur lufta në Gaza, përcjell albinfo.ch.
Para takimit me Netanyahun, Blinkeni ka deklaruar se do t’ia paraqesë atij alternativat lidhur me planin izraelit për një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Ndërkohë, të premten më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të hedhë në votim një rezolutë të sponsorizuar nga SHBA-ja, e cila kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Rezoluta po ashtu thekson rëndësinë e ndihmave për Gazën.
Blinkeni mbërrin në Izrael, me Netanyahun do të flasë për armëpushim në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur të premten në kryeqytetin e Izraelit, ndalesa e fundit në udhëtimin e gjashtë urgjent në rajon, që kur ka nisur lufta në Gaza.
Blinkeni ka thënë se do të paraqesë alternativa lidhur me planin e një sulmi tokësor të Izraelit në qytetin Rafah të Gazës, gjatë takimit me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës në Tel Aviv, raportoi AP.
Blinkeni të enjten ka diskutuar me liderët arabë rreth përpjekjeve për të arritur marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe për idenë e Gazës së pasluftës.
Rezoluta amerikane gjithashtu mbështet përpjekjet diplomatike për të siguruar një “armëpushim në lidhje me lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura” dhe thekson “nevojën urgjente për të zgjeruar rrjedhën e ndihmës humanitare për civilët në gjithë Rripin e Gazës”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik