Shqipëria
Nis sot vaksinimi me dozën e tretë në Shqipëri
Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës së COVID për personat mbi 60-vjeç nisi sot në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se vaksinimi me dozat e treta do të bëhet kryesisht me të njëjtën vaksinë, por mund të ketë edhe alternime.
Nga sot ftohen të vaksinohen edhe fëmijët mbi 16 vjeç dhe ata 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet me lejen e prindërve.
Këto vendime u bënë publike nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e 22 tetorit, ndërsa propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga Komiteti i Imunizimit.
Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID.
Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën