Lajme

Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale

Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.

Tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund të lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare:

? www.qbd.gov.al

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti