Kultura

Nis rikonstruktimi i shtëpisë së Eqrem Çabejt në Gjirokastër

Ky vit përkon me 110-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit, akademikut Eqerem Çabej, i cili u përjetësua me një bust në oborrin e Akademisë së Shkencave

Shtëpia e gjuhëtarit Eqrem Çabej në Gjirokastër është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni, me qëllimin rikthimin në identitet të shtëpisë që është ndërtuar në vitin 1866. Në këtë fazë të projekti, puna është përqendruar në ambientet e brendshme, kryesisht te punimet me dru.

Mjeshtri i restaurimit, Agron Haska, i ka thënë televizionit Ora New se po ruhet origjinaliteti karakteristik i punimeve që janë përdorur për zbukurimin e shtëpive të vjetra gjirokastrite.

E Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër, Albert Kasi, ka treguar se kjo është ndërhyrja e radhës, pasi disa vite më parë banesa, monument kulture i kategorisë së parë i është nënshtruar rikonstruksionit të jashtëm.

Ky vit përkon me 110-vjetorin e lindjes së gjuhëtarit, akademikut Eqerem  Çabej, i cili u përjetësua me një bust në oborrin e Akademisë së Shkencave.