Shqipëria
Nis procesi mësimor në Shqipëri, inaugurohet shkolla “Kosova”
400 nxënës janë ulur sot në bankat e reja pas 15 vjetësh në shkollën fillore “Kosova” në Tiranë, e cila për pak sa nuk përfundoi në ndërtesë banimi.

Bashkë me ta vitin e ri shkollor 2018-2019 për sistemin parauniversitar e kanë nisur 480 mijë nxënës, prej tyre 32 mijë fëmijë në klasën e parë.
Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se mori fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetëvjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës “Kosova” në pallat, shkruan albinfo.ch.
Rama dha lajmin e mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, së bashku me Bashkinë.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësaj shkolle. E Veliaj tha se shkolla “Kosova” përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut Kosovari Nikola Tunici ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch....
-
Mërgimtari shqiptar fiton në loto, kap shumën prej 500 mijë euro
-
Vetëdorëzohet edhe motra e Besar Nimanit, mohon akuzat
-
Agron Tufa vjen në Gjenevë me librin “Njeriu buzë lumit”
-
Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet ‘e fortë’ në krahun e Ukrainës Qeveria zvicerane është çdo gjë tjetër veçse neutrale në lidhje me një grindje që ndodhi të...
-
Hapet sezoni i peshkimit në Zvicër
-
Zvicër: Epidemia e gripit po ulet
-
Zvicër: A po mbaron puna në shtëpi?
-
Si mund të përfitojnë qiramarrësit në Zvicër nga normat e reja, më të ulëta të interesit?