Kosova

Nis paneli në Munih, përballen Kurti e Vuçiq

Në Munih të Gjermansë ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë veç ka nisur, njofton Klan Kosova.

Sipas korrespodentit Bahri Cani, që po ndjek nga afër zhvillimet e Konferencës së Sigurisë në Munih, për Info Magazine tha se kjo do të jetë hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ulen së bashku në një panel.

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë europiane Josep Borrell, përcjell albinfo.ch.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.