Kosova

Nis numërimi i votave të deputetëve në katër komuna

Sot, në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të nisë numërimin e votave për deputetët në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

Procesi i numërimit në qendrat e tjera do të fillojë pasi të përfundohen të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike dhe administrative.