Lajme
Nis kthimi i migrantëve nga Greqia në Turqi
Nën masa të rrepta të sigurisë, 131 migrantët e parë janë shoqëruar në dy anije të vogla nga ishulli Lesbos i Greqisë deri në portet e afërta të bregdetit turk
Vendimi i Bashkimit Evropian që mos të pranoj me refugjatë afro-aziatikë në numër të madh, ka shtyrë Greqinë që t’i kthej refugjatët në Turqi, prej nga kanë ardhur. Sot, Policia e greke nga ishulli Lesbosit ka nisur vendosjen e migrantëve dhe refugjatëve nëpër anije, për t’i kthyer në Turqi.
Këto janë grupet e para të njerëzve që deportohen në Turqi, bazuar në marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Turqisë, për të kufizuar numrin e migrantëve në Evropë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Ankaraja do të pranojë të gjithë migrantët dhe refugjatët, përfshirë ata sirianë, të cilët kanë hyrë në Greqi ilegalisht, në këmbim të BE-së që merr me mijëra refugjatë sirianë direkt nga Turqia, pastaj dhënies së më shumë parave për Turqinë, udhëtim më të shpejtë pa viza për qytetarët e saj, si dhe progres në negociatat për anëtarësim në BE.
Nën masa të rrepta të sigurisë, 131 migrantët e parë janë shoqëruar në dy anije të vogla, mëngjesin e së hënës, nga zyrtarë të Agjencisë për mbrojtjen e kufijve të BE-së, Frontex, deri në portet e afërta të bregdetit turk, bazuar në planin që po kritikohet fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut.
Shumica e të kthyerve janë nga Pakistani dhe Bangladeshi, u ka thënë gazetarëve Ewa Moncure, një zëdhënëse e kësaj agjencie evropiane. “Procedura ka qenë shumë e qetë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit”, ka sqaruar ajo, raporton REL.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Ala ka thënë se vendi i tij është i gatshëm t’i pranojë të hënën 500 njerëz, ndërsa autoritetet greke kanë dhënë 400 emra, edhepse këto shifra mund të ndryshojnë.
Ndërkohë, në ishullin e afërt të Chios, policia u përplas me banorët lokalë para disa orëve, gjatë një proteste kundër deportimeve të planifikuara atje.
“Kjo është dita e parë e një kohe shumë të vështirë për të drejtat e refugjatëve. Pavarësisht boshllëqeve serioze ligjore dhe mungesës së mbrojtjes adekuate në Turqi, BE-ja po vazhdon përpara me një marrëveshje të rrezikshme”, ka thënë për AP, Giorgos Kosmopoulos, kryetar i Amnesty International në Greqi.
Ai ka shtuar se Turqia nuk është një vend i tretë i sigurt për refugjatët dhe se autoritetet e BE-së dhe Greqisë e dinë këtë gjë dhe ato nuk arsyetohen.
Ndryshe. për çdo refugjat sirian të kthyer, një tjetër do të zhvendoset nga Turqia në BE, me një shifër që mund të arrijë deri në 72 mijë refugjatë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind