Lajme

Nis karantina në Austri, afro 7 mijë raste të reja në 24 orë

Austria ka nisur karantinën, shkollat ​​dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, por njerëzit tani nuk lejohen të dalin nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit

Autoritetet shëndetësore austriake bëjnë të ditur se numri i rastave po rritet në Austri. Vetëm pak orë më parë dolën rastet e reja me infektime, ku numri arriti në 6,901 raste, në 24 orët e fundit, shkruan albinfo.ch.

Përveç rritjes së rasteve, Austria regjistroi edhe 35 vdekje të reja nga virusi korona, transmetojnë mediat austriake.

Ndërkohë shteti i Austrisë ka nisur karantinën, shkollat ​​dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura, por njerëzit tani nuk lejohen të dalin nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Përveç mbylljes së muzeve, teatrove, kinemave dhe pishinave, të gjitha aktivitetet anulohen, përfshirë dasmat dhe tregjet e Krishtlindjeve. /Albinfo.ch