Keystone
Fotolajmi
Nis “Expo Milano 2015”, panairi më i madh në Evropë
Ekspozita „Expo 2015“ do të jetë e hapur nga 1 maji deri më 31 tetor në Milano. Priten 20 milionë vizitorë. Tema e Expo është “Feeding Planet, Energjia për Jetën”.
Një ndër panairet më prestigjiozët në Europë ka hapur dyert të shtunën për vizitorët për gjashtë muaj.
Pritet që panairi të ketë vizitorë nga e gjithë bota, dhe do të organizohen edhe debate dhe ceremoni të ndryshme, kryesisht lidhur me bujqësinë dhe ushqimin.
Expo Milano 2015 vjen pas një periudhe të gjatë të krizes ekonomike në Itali.
Prezentë ishin më shumë se 20 mijë persona të cilët ndoqën paraqitjen e të madhit Andrea Bocelli dhe pianistit Lang Lang, bashkë me artistë të tjerë të La Scalës.
“Expo Milano 2015” konsiderohet një event mjaft i rëndësishëm që bashkon në një të vetëm gjithçka të bukur të Italisë, për t’ia prezantuar mbarë botës.
Edhe Zvicra është pjesëmarrëse e Expo 2015.
“Expo Universale” zhvillohet nga viti 1851. Është një event i rëndësishëm, i cili organizohet çdo 5 vjet në vende të ndryshme të botës, me tematika të ndryshme.
Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 1937 në Ekspo-n e Parisit dhe dy herë të tjera pas viteve ‘90.
E-Diaspora
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih Krimi i tmerrshëm në Gjermani ku kosovari ka therur për vdekje gruan para djalit të tyre...
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel