Lajme

Nipi i Luan Krasniqit, kampion në Gjermani

Nipi i Luan Krasniqit, Arianiti, është shpallur kampion në kampionatin gjerman për U19, në peshat e rënda.

Arianiti raundin e parë e fitoi me nokaut, derisa kishte tri fitore të tjera deri në triumf.

Pas kësaj fitoreje Krasniqi është gati për botërorin që do të mbahet në Spanjë.

Fitoren e Arianitit e ka uruar edhe vetë legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.

“Urime dhe një kompliment i madh për nipin tim, Arianit Krasniqi. Sot në Velbert ai u bë kampion i Gjermanisë, në peshën e rëndë. Vazhdo kështu, Arianit!”, shkruan ai në faqen e tij në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, disa javë më parë edhe vëllai i tij, Ardiani, ka debutuar në boksin profesionist, dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me nokaut ndaj boksierit hungarez.