Integrimi
“Nino Kosovari”
Dosje: Kuzhina dhe migracioni 4/5
Në njërën prej lagjeve më të pasura të Cyrihut në Höngg mund ta gjeni restorantin e njohur dhe njërin në mesin e më të shtrenjtëve italian me emrin „IL Panteon“.
Derisa drekoni aty, mund ta shihni nga tarraca e restorantit si në pjatë qytetin e Cyrihut.
Ky nuk është lajm ngase në qytetin e Cyrihut veprojnë me qindra restorante italiane, të shtrenjta e të lira, ofrojnë pasta dhe pica.
Por, karakteristikë e tij është se tashmë të gjithë e din se vetëm emri dhe kuzhina e korrespondon me italianët ndërsa menaxhimin dhe shërbimet i bëjnë të gjithë shqiptarët prej fillimit..
Pronari shqiptar, Hazir Reshani nga Grejcevci me pseudonimin italian „Nino“, i fascinuar pas kuzhinës italiane kishte arritur të realizonte ëndrrën e tij për të bërë një restorant italian në Cyrih para 17 vitesh.
Në fillim askujt nuk i ra në sy se „Nino“ishte nga Kosova.. Nëse e pyetni dikë a njeh Hazirin, vështirë se do të merrni përgjigje..Të gjithë e njohin si „Nino“ dhe flet rrjedhshëm italisht.
„Italishtja flitet me zë të lartë dhe është si muzikë për mysafirët“, thotë Nino duke treguar ngjashmëritë ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.
Por, ai për 7 vjet u detyrua të sillet sikur të jetë italian duke fshehur identitetin shqiptar për të pasur sukses në biznes, në të kundërtën në atë kohë askush nuk do t‘i shijonte specialitet e tij italiane.
„Viteve 90-ta ne shqiptarët ishin të padëshirueshëm në Zvicër, askush nuk besonte se ne dijmë dhe mundemi..Ishim si fëmijë pa nënë..Problemet nuk ishin aq të mëdha sa shkruanin mediet..Mirëpo tash është turp të fshihemi pas emrave italianë..Tash nuk është koha të mohojmë identitetin tonë.“, thotë Hazir Reshani nga Grejcevci i Suharekës.
Ai madje konfirmon se të gjitha restorantet në Cyrih që menaxhohen nga shqiptarët kanë emra italianë.
Për Ninon thotë se tashmë ka ardhur koha të dëshmohen potencialet e shqiptarëve në gastronomi sikur edhe në fusha tjera.
„Ka marrë fund koha kur shqiptarët janë llogaritur vetëm shërbëtorë“, thotë Nino.
Tash nuk vijnë mysafirët te Nino vetëm se është restorant italian dhe se ka pozitë të mirë.
„Nuk vijnë më mysafirët zviceranë në restorantin e tim për shkak emrit dhe kuzhinës italiane por unë e kam specializuar këtë biznes dhe të gjitha shërbimet e ofruara janë speciale.Dhe ne jemi punëtor, e zviceranët i duan punëtorët“, tregon Nino.
„Unë jam krenar, si shqiptar që kam arritur të sfidoj biznesin, në një lagje më të pasur të Cyrihut“, thotë Haziri.
Për emrin e restorantit „Nino“ ishte inspiruar nga Panteoni në Romë të Italisë, ku kishte jetuar për një vit.
Pronari thotë t’i ketë 60 për qind të mysafirëve zviceranë ndërsa 30 për qind italianë ndërsa të tjerët shqiptarë.
Madje shumë yje të estradës zvicerane dhe italiane kanë qenë mysafirët special të restorantit „ IL Panteon“ .
„Nino“ tregon se ka pasion formulën për këtë arsye edhe mysafirë të shumtë kanë qenë yjet e formula 1.
Tri vitet e fundit ai ka hapur restorantin e dytë ne qendër të Cyrihit. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për restorant me kuzhinën italiane, por në të ofrohen specialitete zvicerane nga Walisi. Djathi, vena janë të gjitha specialitet zvicerane.Megjithatë, ai e ka pranuar se më mirë ndjehet me kuzhinën italiane.
Edhe këtë restorant kishte në plan ta transformonte në italian, por pronarja nuk kishte lejuar të ndryshonte konceptin e tij dhe kishte mbetur zviceran.
Në fund ai zbulon planet e së ardhmes në biznes.
Në një të ardhme të afërt ai planifikon t’i braktis restorantet ku kishte punuar për 22 vjet rresht, prej kamerierit e deri në pronar të dy restoranteve më të shtrenjta të Cyrihut, njëri në Banhofstrasse e tjetri në Höng.
Fillet e biznesit tjetër mund t‘i shohim shumë shpejt. Në muajin mars do të del në treg në Zvicër, produkti i përmasave botërore që është investim kosovaro-zviceran.
Ky produkt nga qumështi „Milchshak“ pa yndyrë dhe pa sheqer, produkt bimor, i pari i këtij lloji, është investimi dhe marka që e ka bërë vet, Hazir Reshani…. Një projekt shumë ambicioz, tha ai. !
Dosje: Kuzhina dhe migracioni
1/5
2/5
3/5
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane