Bota

Nice: Kamioni shkel turmën e njerzëve, të paktën 60 të vdekur

Një kamion i madh hyri qëlimisht drejt turmës së qytetarëve që po festonin në Nice të Francës ditën kombëtare.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në mbrëmje rreth orës 22.30, në rrugën e lavdishme të Nicës, ku njerëz erdhën për të shënuar festën nacionale franceze të 14 korrikut, tha Nice Matin për mediat franceze.

Nga informacionet  e para nga dëshmitarët në vend ngjarjes thonë se kanë pa më shumë viktima. Sipas mediave franceze, një zyrtar lokal tha se ka pasur 30 të vdekur dhe njëqind të plagosur”, ndërsa sipas mediave të tjera dhe ndoshta numri i viktimave shkon mi gjashtëdhjetë. Por, është ende herët për të argumentuar se sa është numri i saktë i viktimave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë vrarë ngasësin e kamionit që mbyti dhjetëra persona në Francë.

https://www.youtube.com/watch?v=mqc_fXuOWmc