Shkurt.ch

Ngritje e eksportit përkundër frangut të fortë

Me një ngritje prej 30% të eksportit, rekord ka shënuar induistria e orëve

Sipas Administratës Federale të Doganave, eksporti i Zvicrës, me gjithë frangun e fuqishëm, vazhdon të shënojë rritje. Megjithatë, administrata në fjalë thotë se kohëve të fundit është regjistruar një ngadalësim i rritjes, shkruan NZZ online.

Gjatë nëntorit, ndërmarrjet zvicerane kanë shitur nominalisht për 8 për qind më shumë mallëra jashtë vendit se sa në muajin e njëjtë të një viti më parë. Për shkak të shtrenjtimeve, rritja efektive është 7.4%.

Me një ngritje prej 30% të eksportit, rekord ka shënuar industria e orëve. Ndërkaq, ngritje dyshifrore kanë shënuar edhe eksportet e industrisë së makinave dhe asaj elektronike.

Gjatë periudhës së përmendur importi ka shënuar një ngritje prej 11 për qind