Futboll
Ngritja e Granit Xhakës
Futbollisti shqiptar po shkëlqen në këtë edicion te skuadra e Arsenalit

Arsenali është në krye të renditjes së Premierligës angleze.
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, po shkëlqen. Ai shënoi gol në derbin e fundit londinez ndaj Tottenhamit për të konfirmuar formën e mirë që po e kalon, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u zgjedh lojtari i ndeshjes. Në këtë edicion mesfushori i Zvicrës ka shkëlqyer, duke fituar sërish zemrat e tifozëve londinezë, që më parë e kishin kritikuar.
Derisa Arsenali është lider në Angli, meritë të madhe ka edhe Xhaka.
Pas ndeshjes së fundit ndaj Tottenhamit është shprehur: “Nuk kishim shumë këtë javë për t’u përgatitur për shkak të pushimit ndërkombëtar, por e pamë dje në stërvitje se ishim gati. Që në sekondën e parë mendoj se ishim skuadra më e mirë. Pasi pranuam golin ne kishim vështirësi pak, por në pjesën e dytë ishim shumë më mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova skuadrën të fitojë. Goli im i parë në derbi në Angli. Jam më se i lumtur që e ndihmoj ekipin. Ekipi është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Xhaka.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane Hekurudha Federale Zvicerane po shqyrton prokurimin e deri në 40 trenave të shpejtësisë së lartë që...
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri
-
Zvicër: Kërkohet të lehtësohen detyrimet kontraktuale me mjekët
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë